Gjiganti i argëtimit “Disney” ka ndaluar në të gjitha parqet që ka në pronësi përdorimin dhe mbajtjen e shkopinjve që shfrytëzohen për të bërë fotografi “selfie”.

Vendimi ka hyrë në fuqi që prej së martës së kaluar dhe duket se është marrë pas shqetësimeve të shumta nga familjarët.

Zyrtarë të “Disney” lëshuan një komunikatë, në të cilën thuhej: “Dëshirojmë të kemi një ambient të sigurt për tërë familjen, prandaj nuk lejojmë që për dëshirën e disa individëve të pengohet qetësia dhe qarkullimi i lirë”.

Kohët e fundit, përdorimi i “selfie sticks” është rritur ndjeshëm, por tashmë nëse dikush do ta marrë guximin ta përdorë një të tillë në parqet “Disney”, do të konfiskohet, nëse ai nuk do jetë parë në hyrje të parqeve.

Vendimi për ndalimin e “selfie sticks” ishte marrë më herët edhe nga disa klube sportive në SHBA. “Nëse goditeni në kokë nga një shkop i tillë do të kishit pasoja”, ka thënë drejtuesi i një ekipi kriketi.

Top Channel