Microsoft planifikon një mënyrë të re për shpërnarjen e Windows 10. Kjo metodë është shitja e këtij sistemi operativ nëpërmjet USB-së.

Një faqe gjermane thotë se Microsoft ka vendosur të ofrojë Windows 10 online edhe në disk DVD dhe USB Flash Player. Megjithatë sipas kësaj faqeje, licencimi dhe instalimi i sistemit operativ do të jetë vetëm për kompjuter me anë të USB-së.

Përdoruesi do të ketë mundësi të zgjedhë mes versionit 32 bit dhe 64 bit në USB.

Faqja ka postuar disa foto që tregojnë detajet mbi licencimin e Microsoft Windows nëpërmjet USB-së. Megjithatë ky lajm mbetet ende i pakonfirmuar nga kompania.

Çmimi zyrtar për Windows 10 Home është 119.99 dollarë, ndërsa Windows 10 Professional do të ketë çmimin 199.99 dollarë. Përdoruesit që kanë Windows 7 apo 8.1 të instaluar në kompjuterin e tyre do të marrin një përditësim falas të Windows 10.

Top Channel