Shtëpia juaj tani mund të ndërtohet për dy ditë. Kaq i duhen robotit ndërtues të quajtur Hadrian. Ai është vepër e shpikësit australian Mark Pivac, i cili thotë se njerëzit duhet të ndalojnë së vendosuri tulla, pasi ky proces duhet t’u lihet pajisjeve.

Hadrian është në gjendje të vejë 1000 tulla në një orë, ndërsa mund të punojë 24 orë pa u ndalur, 365 ditë të vitit. Me një llogaritje të thjeshtë, ai mund të ndërtojë rreth 150 shtëpi për një vit.

“Jemi në një kohë kur teknologjia ka përparuar shumë, prandaj këtë gjë nuk mund dhe nuk duhet ta bëjnë më njerëzit. Mund të shpiken pajisje të ngjashme që ta kryejnë këtë punë”, është shprehur Pivac.

Roboti është 28 metra i gjatë. Mjafton që tullat të vihen në trupin e tij, pastaj ai i kalon ato në vendin ku duhet të vendosen. E për ta pasur të qartë se ku duhet të vendosen tullat, shfrytëzohet një program 3D, ku tregohet struktura e projektit.

Ky robot është ndërtuar për tetë vite dhe ka kushtuar 7 milionë dollarë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel