Të verbërit mund të shohin atë që kanë përballë duke përdorur gjuhën. Kjo bëhet e mundur nga një aparat hi-tech që kombinon një palë syze me videokamerë, me një dispozitiv të vogël me 400 elektroda.

“Food and Drug Administration” (FDA) i ka dhënë lejen përdorimit të kësaj teknologjie. “Bashkë me shkopin e bardhë apo qenin, kjo do t’i ndihmojë të verbërit të orientohen, duke përpunuar pamjet vizive që nisin nga nxitja që merret në gjuhë”.

BrainPort V100 është emri i aparatit të prodhuar nga Wicab dhe i miratuar edhe në Europë. Ai funksionon falë një programi që konverton pamjet e marra nga videokamera në sinjale elektrike, si dridhje apo shpime në gjuhë. Ndjesia, sipas prodhuesve, mund të krahasohet me atë të ujit të gazuar. Përmes këtij ushtrimi, të verbërit interpretojnë sinjalet e ndryshme që marrin për të përcaktuar vendin ku ndodhen, përmasat, formën dhe lëvizjen aktuale të objekteve.

Në studimin për këtë produkt u përfshinë 74 persona të verbër, të cilët përdorën BrainPort V100 për një vit pa ndërprerje. Në përfundim, 2/3 e tyre treguan se ishin në gjendje të njihnin objektet.

Top Channel