Flir One ka prezantuar versionin e dytë të kamerës termike, që ju lejon të shihni me drita infra të kuqe. Versioni i dytë është shumë më praktik, ndërsa funksionon me sistemtin iOS dhe Android.

Vitin e kaluar Flir prezantoi Flir One, një kamera termike prej dy pjesësh për iPhone 5 dhe 5S. Kjo kamerë kushtonte 350 dollarë, ndërsa lidhej me iPhone, në mënyrë që shihnit përmes nxehtësisë që njerëzit ose pajisjet tjera lëshojnë.

Kompania është rikthyer me versionin e dytë, që është më i lirë dhe që mund të funksionojë me më shumë celularë. Kjo kamerë tani punon me të gjithë telefonët iPhone, tabletët iPad dhe me të gjithë “celularët e mençur” apo tabletët që kanë sistemin Android.

Gjithashtu, tani ajo është shumë më praktike, pasi është shumë më e vogël në madhësi se e para, duke qenë thjesht një pajisje shtesë për celularin tuaj. Flir One tani kushton 250 dollarë, ndërsa do të mund të shikoni edhe temperaturën e saktë të diçkaje.

Top Channel