Një grup pop, i pakënaqur nga mënyra e pagesës së artistëve nga shërbimi muzikor i Spotify, ka krijuar një aplikacion që në mënyrë aritificale gjeneron të ardhura.

Quhet Eternify dhe vendos këngët e një artisti në një përsëritje pa fund, duke luajtur vetëm 30 sekonda nga çdo këngë, minimumi që kërkohet për t’u konsideruar “e dëgjuar”.

Spotify ka reaguar, duke u shprehur se po verifikon mundësinë nëse janë thyer rregullat e shërbimit. Eternify u krijua nga banda e popit, Ohm & Sport, sipas së cilës, streaming ishte ‘praktikisht i pavlefshëm’ për muzikantët.

Pagesa që marrin artistët nga shërbimi streaming është në hetim, nisur dhe nga lançimi i menjëhershëm i Apple Music, një shërbim i ri muzikor i prodhuesit të iPhone.

Krahasur me shitjet fizike apo shkarkimet, paratë që artistët fitojnë nga streaming janë shumë pak. “Njerëzit po e përdorin streaming më pak si librari dhe më shumë si radio”, thotë banda e popit, duke iu referuar dhe listës së Spotify, e cila më shumë është ndërtuar nga lloji i muzikës se nga artisti.

Eternify luan 30 sekonda nga këngët e katalogut të një artisti, me treguesin se sa vlerëohet në para ky streaming. Ai përdori API e Spotify, (Application Programming Interface), i lançuar nga kompania për të ndihmuar palët e treta të bëjnë aplikacione, duke i bashkangjitur dhe katalogun e madh të tij.

Top Channel