Ndoshta, butoni më i mirë i Gmail, që Google ka vite që e teston, është ai për të cilin ju nuk e keni ditur se egziston: “Undo send”.

Kjo nënkupton që mund të ktheni një e-mail vetëm disa sekonda pasi ta keni dërguar, në mënyrë që të mos viheni në siklet, nëse për shembull, e keni shkruar gabim emrin e personit të cilit i keni dërguar e-mailin. 

Pasi shpenzoi gjashtë vjet duke e provuar, Google ka njoftuar zyrtarisht që “Undo send” do të bëhet një buton zyrtar.

Për përdoruesit të cilët e kanë “Undo send” versioni beta, funksioni do të mbetet i aktivizuar, ndërsa për ata që nuk e kanë, mund ta aktivizojnë te “General Settings”.

Kur u lëshua në vitin 2009, “Undo send” mund të kthente një e-mail të nisur para pesë sekondash, por tani lejon përdoruesit që të kthejnë një-email të nisur edhe para 30 sekondash.

Top Channel