Ka shumë mundësi që në ueb të qarkullojnë qindra foto tuaja, por ju nuk ia keni idenë. Mund të ndodhë që një i panjohur të bëjë një foto, ndërsa krejt rastësisht ju të bëheni pjesë e fotos. Sidoqoftë, tani nuk do të jeni më i “panjohuri”, pasi Facebook-u mund t’ju njohë edhe pas shpine.

Deri më tani, identifikimi i personave është bërë vetëm kur ata kanë qenë në një pozicion ballor, pra iu është parë fytyra. Mirëpo, ekspertët e rrjetit social Facebook, tani do të përdorin metodën “Piper”, shkurtesë për “Pose Invariant Person Recognition”.

“Piper” do të jetë i aftë të identifikojë individët në disa pozicione, përfshirë nëse ata janë me kokë poshtë, me shpinë apo në një pozicion anësor.

Kërkuesit testuan këtë program duke përdorur 60 mijë foto të marra nga Flickr. Sfida e vërtetë ishte të njihnin personat në mesin e turmave, në pozicione dhe veshje të ndryshme. Në këtë pikë, ky program ishte 83% i saktë. Për krahasim, teknologjia “DeepFace” ka qenë e saktë vetëm 53%.

Facebook nuk ka njoftuar nëse algoritmi “Piper” do të përfshihet menjëherë, por mendohet se do të lëshohet për “Moments”, një aplikacion që lejon përdoruesit e rrjetit social Facebook të këmbejnë foto mes tyre, duke i shikuar vetëm ata.

Top Channel