Pepper është roboti që u përgjigjet emocioneve njerëzore dhe është gati të hyjë në familje. “Softbank”, gjiganti japonez i TLC që e ka krijuar, lajmëroi se që prej të shtunës, humanoidi, i gjatë 121 cm, do të jetë në shitje në treg në Japoni.

Pjesa tjetër e botës duhet të presë 2016-n. Roboti, në gjendje të ndihmojë të moshuarit, të mësojë dhe të mbajë fëmijët me muzikë dhe kërcim, por edhe të bëj pazar, kushton plot 1600 dollarë. Një shifër kjo jo e ekzagjeruar, që “Softbank” mendon ta rrisë me shitjen e aplikacionit. Për momentin ka qindra aplikacione të disponueshme.

Shitja zyrtare është shoqëruar me lajmërimin e një marrëveshjeje të “Softbank”, kolosit kinez të tregtisë online, “Alibaba”, dhe një grupi teknologësh tajvanezë të “Foxconn”. Këta dy të fundit do të investojnë nga 118 milionë dollarë secili, për të patur një kuotë rreth 20 për qind të shoqërisë.

“Robotët do të bëhen popullorë si makinat dhe avionët. Do të jenë pjesë e familjes”, ka thënë administratori i “Alibaba”, Jack Ma.

Megjithatë do të duhet kohë që Pepper të jetë i përhapur në shtëpi apo qendra tregtare. Për momentin, do të jenë një mijë ekzemplarëve, me një vlerësim të përgjithshëm prodhimi prej një mijë në muaj.

Top Channel