Apple Watch simbolizon një epokë të re të orëve. “Orët e mençura” pritet që të zëvendësojnë ato tradicionale pas disa vitesh. Megjithatë, dizajneri Tom Ford i ka përshtatur “orët e mençura” sipas një stili të vjetër.

Në prezantimin e koleksionit të veshjeve Vjeshtë 2016 në Londër, Ford është shfaqur me një orë xhepi, që në të vërtetë ishte një Apple Watch. Pavarësisht se dukej bukur, Apple Watch nuk është prodhuar për t’u mbajtur në xhep.

“Ora e mençur” ka nevojë që të jetë në dorë, pasi bëhet e pavlefshme. Ajo duhet të jetë në kontakt me lëkurën, në mënyrë që të funksionojë normalisht. Duke mbajtur Apple Watch në xhep, ajo automatikisht fiket.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel