Apple sapo ka lansuar Apple Watch, por kompania është duke punuar për pasardhësin e saj. Versioni i ri i Apple Watch pritet të vijë me disa ndryshime, ndërsa informacionet e para kanë rrjedhur.

Apple Watch 2 pritet që të ketë një kamerë përpara, me të cilën do të mund të bëni dhe të pranoni video-thirrje nga dora juaj. Gjithashtu, falë një qarku tjetër elektrik do ta bëjë më të lehtë dërgimin e mesazheve apo e-maileve, pa qenë nevoja që pajisja të jetë e lidhur me iPhone.

Aktualisht, përdoruesit e Apple Watch kanë mundësi që të kryejnë disa veprime me pajisjen e tyre, pa pasur nevojë që kjo e fundit të jetë e lidhur me iPhone përmes bluetooth-it, por Apple është duke tentuar që Apple Watch të pavarësohet edhe më tepër përmes një çipi wi-fi.

Pritet që të ketë edhe ndryshim materiali me të cilën bëhen “orët e mençura”. Ne mund të shohim “orët intelegjente” të Apple të prodhuara nga platiniumi ose titaniumi.

E vetmja gjë me të cilën nuk pritet të ketë ndonjë risi, është jetëgjatësia e baterisë. Sipas kërkimeve të kompanisë, shumica e përdoruesve janë të kënaqur me jetëgjatësinë e baterisë së Apple Watch, pasi në fund të ditës ata kanë edhe 30%-40% bateri.

Top Channel