Fairphone ishte propozuar si një mënyrë etike e celularit, falë pagave të ndershme dhe përdorimit të metaleve që nuk vijnë nga zona konfliktit, si tantali kongolez.

Versioni i ri i telefonit smart holandez është kundër shpërdorimit tipik të konsumizmit. Fairphone 2 do të jetë në fakt i çmontueshëm, me vetëm një kaçavidë. Përbërësit e tij mund të zëvendësohen, në mënyrë që të zgjatet cikli i jetës së produktit. Pajisja mund të porositet këtë verë me çmimin 525 euro.

Fairphone 2 – thotë shoqëria në një postim të saj – është menduar për të qenë i fortë dhe jo të përfundojë në sirtar brenda një viti. Për këtë çdo element i tij mund të zëvendësohet apo përditësohet, apo dhe t’i shtohet në të ardhmen, si në rastin e NFC-së për pagesat nëpërmjet celularit.

Telefoni kryesisht riparohet kur i thyhet ekrani, ndërsa Fairphone i ri premton rezistencë, falë një kornize magnezi, po edhe mundësisë së ndryshimit të ekranit në më pak se një minutë. Mjafton të heqësh kasën, baterinë dhe ta heqësh nga dy vida që e mbajnë.

Teknikat specifike të Fairphone 2 janë mesatare. Celulari Lte ka një ekran prej 5 polësh, fotokamera 8 megapiksel, procesor Snapdragon 801 të Qualcomm, 2 GB Ram dhe 32 GB memorie të brendshme, si dhe ka vend për një microSD. Nga versioni i parë i këtij celulari janë shitur deri tani rreth 60 mijë copë.

Top Channel