Tani e tutje nuk do të keni nevojë që të klikoni mbi shenjen “play” në videot që shfaqen në Twitter, në mënyrë që ato të fillojnë të luhen, pasi kompania ka njoftuar ndryshimet e reja.

Videot tani do të hapen në mënyrë automatike, njëjtë sikurse në Facebook. Fillimisht ato nuk do të kenë zë, ndërsa për të parë në madhësi më të madhe, ju duhet të klikoni mbi video, së cilës do t’i bashkëngjitet edhe zëri.

Këto ndryshime janë të gatshme për përdoruesit e iOS dhe për formatin web, ndërsa shumë shpejt do të jetë e gatshme edhe për përdoruesit e Android. Këto ndryshime do të aplikohen edhe për “Vines” dhe për skedarët “GIF”.

Ndryshimet e fundit të Twitter bëjnë që kjo kompani të shkojë rrugës së njëjtë sikurse Facebook. Që nga viti 2013, në Facebook videot luhen në mënyrë automatike, ndërsa Twitter kërkon ta imitojë edhe për mënyrën se si kanë tërhequr reklama duke përdorur videot.

Top Channel