Aplikacionet, miliardat e shkarkimeve që na tundojnë

16/06/2015 00:00

Aplikacionet. Pa to, një telefon smart është thjesht një celular, apo një Apple Watch, një orë dore. App Store i Apple ka rreth 1.5 milionë aplikacionet dhe mbi 100 miliardë shkarkime.

Google Play i Android ka 50 miliardë shkarkime, por që janë më të shpejtë se të Apple në muajt e parë të 2015-s.

Megjithatë, App Store mbizotëron në të ardhura, ndërsa Android është i pranishëm kryesisht në vendet në zhvillim. Megjithatë të dyja po rriten me shpejtësi.

Një App Store i ringritur ishte prioritet kryesor i Microsoft në dizenjimin e versionit të ri të Windows 10. Edhe bizneset sot në botë, thotë BBC, nuk çajnë dot në botë pa aplikacionet. 61 për qind e të rriturve në SHBA dhe tre të katërtat në Britani, kanë telefonë smart në xhepat e tyre.

Përdorimi i këtyre aplikacioneve u rrit me 76%, thotë “Flurry”, një kompani studimi. “2014 ishte viti i parë ku, të paktën në Amerikë, njerëzit shpenzojnë më shumë kohë në aplikacionet e celularëve se sa në një kompjuter shtëpie apo faqe interneti”, thotë Itai Tsiddon. Kompania e tij “Lightricks” ka krijuar aplikacionet Facetune dhe Enlight.

Top Channel