“Të gjitha të djeshmet tona” është një hartë e re interaktive që ju jep mundësinë të shihni lindjen dhe perëndimin e diellit në të gjithë globin, në kohë reale, në Instagram. Çdo pamje e agimit apo muzgut është madhështore dhe magjike.

Dhe kjo ide e shkëlqyer i ka shkuar në mendje Michelle Chandra, e cila është dizenjatore dhe fotografe.

“Ne jetojmë në një botë që ndjek një kohe fikse, një kohë standarde të sinkronizuar, sipas zonave, orëve, kalendarëve. Përdoruesit e Instagram kanë mendime të ndryshme për kohën, ku perëndimi i diellit për dikë, është nisja e një dite të re për dikë tjetër, dhe historia vazhdon”, thotë Chandra në faqen e saj në internet.

Përmasa e pikës së shndritshme tregon distancën e përdoruesit nga ngjarja aktuale. Harta inovative mbledh fotot, duke përdorur Instagramin e përdoruesve, me hashtagët #sunrise dhe #sunset të 24 orëve të kaluara.

“Përdoruesit e Instagramit, të cilët kapin diellin me kamerën e tyre, dëshmojnë rëndësinë dhe dominimin e diellit në jetën tonë”, vijon Chandra.

Në një hartë të veçantë, Chandra vendoste të githa fotot e ngarkuara një ditë më parë të lindjes dhe perëndimit të diellit. Një shirit kërkimi na çon në hartë, ku përdoruesit mund të shohin fotot e një zone të caktuar. Për më tepër, shkruan “Techfrag”, përdoruesit mund t’i zmadhojnë këto foto.

Top Channel