Pas lajmeve se kompania ASUS është duke menduar që të zgjerohet dhe të blejë kompaninë HTC, menjëherë ka ardhur reagimi i këtyre të fundit. Përmes një deklarate, HTC ka mohuar të gjitha zërat për një shitje të mundshme.

“Kompania HTC nuk ka pasur asnjë kontakt me kompaninë ASUS, jemi të detyruar që të mohojmë të gjitha lajmet e fundit që lidhen me një shitje të HTC-së. Ne do të vazhdojmë të krijojmë pajisje të reja të mençura të klasit botëror”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Zërat për shitjen e HTC-së janë shtuar pas shitjeve të dobëta të celularëve të kësaj kompanie. Sidoqoftë, tani duket se situata është qartësuar, pas ndërhyrjes së kompanisë përmes kësaj deklarate zyrtare.

Kohë më parë, Cher Wang nga kompania HTC kishte deklaruar se janë duke punuar për një “super produkt”, por pa specifikuar se çfarë. Do të duhet të presim, për të kuptuar se çfarë është duke përgatitur HTC.

Top Channel