Snapchat nuk e ka bërë ende publik ndryshimin, por nëse përdorni këtë aplikacion do të shihni se diçka ka ndryshuar. Tashmë ju mund të kaloni nga kamera mbrapa tek ajo para në smartphone, ndërsa jeni duke xhiruar video.

Ju do të shihni ikonën që ka dy shigjeta dhe një rreth, ndërsa kur kalon në kamerën para, janë dy shigjeta dhe një ‘smile’. Ky ndryshim është pjesë e përditësimit të fundit të Snapchat.

Si funksionon?
Së pari, shtypni butonin e regjistrimit, duke nisur një regjistrim normal videoje snap. Ajo do të regjistrojë çfarë keni përballë. Nëse shtyp dy herë kudo në ekranin e telefonit ose ikonën në të djathtë që ka dy shigjeta dhe një rreth, do të filloni të regjistroni veten tuaj, apo çfarë ka pas jush.

Nëse dëshironi ktheheni kamerën sërish nga ana tjetër. Nuk dihet se për sa kohë mund të kaloni nga kamera pas dhe ajo para, por sigurisht që me snapchat keni vetëm 10 sekonda. Tashmë mund të kapni momente speciale nga të dyja këndet pa u dashur të ktheni krahun tuaj në 180 gradë.

Përditësime të tjera kanë të bëjnë me verifikimin e përdoruesit. Kjo do të thotë që nëse regjistroheni nga një pajisje e re, do t’u vijë një tekst për t’u siguruar që jeni ju.

Një përditësim tjetër ju lejon të shtoni filtrin e baterisë në snap-et tuaja.

Top Channel