iPhone 6 dhe 6 Plus, bashkë me Galaxy S6 dhe S6 Edge janë telefonët smart më të mirë për të bërë foto, por ende janë larg kamerave “digital SLR”, prandaj të dy kompanitë, Apple dhe Samsung, kanë vendosur të bëjnë një hap më tej në këtë pikë.

Kompanitë kanë njoftuar se në telefonët e ardhshëm smart do të ketë kamera me “fokusim të dyfishtë”, që nënkupton se fotot do të jenë të një cilësie më të madhe.

Më parë, kompanitë kishin dhënë shenja se janë duke punuar në këtë drejtim, bazuar edhe në investimet që kishin kryer.

Apple shpenzoi 20 milionë dollarë për të blerë “Linx Computational imaging”, kompani e specializuar në fotot 2D dhe 3D, ndërsa Samsung rriti kapacitetet në procesorin Exynos 7420 që t’i përshtatet kameras më “fokusim të dyfishtë”.

“Punët” e kameras “me fokusim të dyfishtë” do të jenë të ndara, pasi njëra do të përdoret për ngjyrat, ndërsa tjera për shkëlqim. Informacionet që vijnë nga të dyja do të prodhojnë një foto finale, me më shumë cilësi, me më shumë ngjyra, në kushte kur fotoja është bërë në mungesë të ndriçimit të mjaftueshëm.

Në teori, kamera me “fokusim të dyfishtë” do të rrisë dyfish cilësinë e fotove. Ende nuk është e qartë se kur do të kemi këto kamera në telefonët smart, por iPhone 7 dhe Galaxy S7 janë një mundësi e mirë për t’i provuar.

Top Channel