Së shpejti mund të kontrolloni rrjetet sociale, si Facebook, Twitter etj, gjatë kohës kur jeni duke larë dhëmbët ose duke bërë dush. Kjo falë “pasqyrës së mençur” që është prezantuar nga Samsung, në një aktivitet në Hong Kong.

Kjo pasqyrë do t’u ofrojë edhe informacione tjera, si moti që do jetë gjatë gjithë ditës, apo edhe këshilla për veshjen tuaj. Pasqyra ka edhe një ekran “oled” transparent që është i vendosur në pjesën përpara.

Gjiganti korean ka thënë se së shpejti “paqyra e mençur” me ekran do të zëvendësojë të gjitha pasqyrat tradicionale, pasi mund të marrim shumë informacione gjatë kohës kur jemi përballë saj.

Samsung ka bashkëpunuar me “Intel Real Sense”, në mënyrë që të shfrytëzojë kamerat 3D dhe të krijojë një dhomë virtuale për veshje. Me pak fjalë, ju do të mund të kuptoni nëse ju bën një palë veshje, edhe nëse nuk i keni veshur ato.

Sipas kompanisë, kjo “dhomë virtuale” së shpejti do të jetë në çdo dyqan veshjesh në botë.

Top Channel