Makinat që ecin pa shofer, Apple dhe Tesla shohin mundësinë e krijimit

11/05/2015 00:00

Sergio Marchionne nuk dorëzohet. Përkundrazi, në bindjen e tij mbi domosdoshmërinë e konsolidimit të industrisë automobilistike është ‘përforcuar’.

Edhe pse pranon se i kupton arsyet e të pasurit frikë të një ndryshimi kaq radikal në këtë sektor, ai thotë: “Duhet të marrësh përsipër lidershipin. Duhet të jemi autonomë kur marrim këto vendime. Për këtë na paguajnë”.

Administratori i FIAT, Marchionne thotë se gjatë udhëtimit në Kaliforni ishte takuar me administratorët e Apple dhe Tesla, përkatësisht Tim Cook dhe Elon Musk. Ai pati mundësinë të hipte në bordin e një makine pa shofer të Google.

Gjatë konferencës së fundit për rezultatet tre mujore të kompanisë, Marchionne tha se nëse apeli i uljes së kostos dhe konsolidimit të mos ishte zbatuar nga industria, atëherë mund të flitej me “Apple dhe Google”.

Nga takimi me Cook administratori i Fiat, thotë se i deleguari i Cupertinos pati shumë interes në industrinë e makinave. Apple po mendon hipotezën e krijimit të një makine të saj pa shofer.

Top Channel