Më shumë se 600 milionë persona në të gjithë botën e përdorin celularin e tyre për të luajtur me lojëra të ndryshme dhe për këtë arsye një kompani në Los Angeles ka dizenjuar një kuti që ka shigjetat klasike të drejtimit dhe butonat A dhe B të Game Boy-t të vjetër.

I quajtur Smart Boy (Djali i zgjuar), shtesa mund t’i bashkohet iPhone-t tuaj dhe mund të luani si në kohët e vjetra video-lojëra të ndryshme. Kjo kuti është krijuar nga Hyperkin.

Kjo kompani e nisi si shaka këtë ide, por kur e publikuan lajmin si gënjeshtër për 1 Prillin, panë se kishin shumë kërkesa dhe vendosën që ta merrnin seriozisht nismën.

Në një komunikatë për shtyp, Hyperkin sqaron: “Donim të krijonim një pajisje si në kohërat e vjetra që të mund të përshtatej me celularët e rinj.”

Game Boy dhe Game Boy Color nga Nintendo dolën në shitje respektivisht në vitet 1989 dhe 1998, duke shitur rreth 120 milionë njësi në të gjithë botën.

Top Channel