PD qytetarëve: Platforma antikorrupsion, jo për të luftuar fenomenin

03/02/2015 00:00

Partia Demokratike i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i përgjigjen
kërkesës së kryeministrit Rama për të denoncuar korrupsionin, pasi do të
përballen me hakmarrjen e qeverisë.

Grida Duma thotë se platforma online për antikorrupsionin e Edi Ramës ndoshta vlen për të shtuar shpenzimet e qeverisë, por jo për të luftuar korrupsionin. Ajo ka përmendur rastin e Luiza Gjonajt, ish-nëpunëse, e cila denoncoi tek Kryeministri një rast abuziv që po bëhej nga ministria e Erion Veliajt.  “Nëse denonconi korrupsionin, do ta keni Edi Ramën nga pas derisa të hakmerret ndaj jush deri në fund. Platforma online për antikorrupsionin e Edi Ramës ndoshta vlen për të shtuar shpenzimet e qeverisë, por jo për të luftuar korrupsionin”- denoncon Duma.

Top Channel