Meta: Vendimi do të mbrojë interesin kombëtar

15/11/2013 00:00

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi sërish të premten se nuk ka asnjë
vendim për sjelljen e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

Cili do të jetë qëndrimi i Ilir Metës dhe LSI për vendimin e lëndëve kimike do të bëhet e qartë vetëm pas prononcimit të Kryeministrit Edi Rama.

Pak orë perpara berjes publike te tij, Meta ka ruajtur te njejtin qendrim, per te mos u deklaruar as pro, as kunder, por ka bere te qarte dy gjera, vendimi eshte i Kryeministrit dhe cilido te jete ai, do te kaloje nga institucionet dhe Kuvendi.

“Çdo vendim, nëse do të ketë një të tillë, natyrisht do të jetë transparent dhe do të ketë në themel të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve”, u shpreh Meta.

Top Channel
: Kjo do të thotë se nuk jeni konsultuar gjatë këtyre orëve me Ramën dhe gjithë pesha e vendimit do të jetë vetëm e tij?

Ilir Meta: Unë kam besim të plotë se Kryeministri Rama, çdo hap që ka hedhur dhe që do të hedhë do ta përputhë me interesin publik me interesin e qytetarëve, me interesin kombëtar.

Top Channel
: Pra ju nuk jeni konsultuar zoti Meta me të?

Ilir Meta: Gjithë diskutimi është i bazuar mbi hamendësime, mbi qëndrime, deklarata, keqinterpretime dhe mua nuk më lejohet të bie viktimë e këtyre paragjykimeve, spekulimeve, përkundrazi.

Top Channel: Ambasadori amerikan tha se në rast të një “jo”-je SHBA-të do të zhgënjeheshin. A është ky një presion që i bëhet Tiranës për vendimin dhe në një rast të tillë do të cënoheshin marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve?

Ilir Meta: Nuk e besoj aspak se çdo vendim sovran dhe i përgjegjshëm, që do të merrte Qeveria apo Kuvendi i Shqipërisë, do të cënonte marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor strategjik. Angazhimi dhe shqetësimi kryesor i SHBA-ve është që Shqipëria të vazhdojë të jetë një aleat dinjitoz në Aleancën Atlantike dhe natyrisht do të jemi gjithmonë të tillë duke marrë ato përgjegjësi që mund të mbajmë.

Top Channel