Armët kimike, Nishani: Asnjë informacion nga Qeveria

14/11/2013 00:00

Presidenti Bujar Nishani priti të enjten në një takim një përfaqësi të
qytetarëve që protestuan kundër sjelljes së armëve kimike në Shqipëri.

Pasi dëgjoi argumentat e sjella nga përfaqësuesit e qytetarëve, Presidenti i Republikës vlerësoi si një të drejtë themelore protestën dhe se çështja e importimit të armëve kimike ka një ndjeshmëri maksimale nga opinioni publik.

Nishani u shpreh se ai si President, nuk ka asnjë kontakt apo informacion nga Qeveria Shqiptare për këtë çështje.

Presidenti i Republikës tha se mbetet në pritje që të kontaktohet dhe informohet nga Qeveria Shqiptare.

Top Channel