Durrës, vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje

30/10/2013 00:00

Aksioni i nisur javën e kaluar për lirimin e zonave publike dhe atyre të
destinuara për gjelbërim do të shtrihet në të gjithë territorin e
qytetit të Durrësit.

Inspektoret e Ndertimit te Bashkise jane zhvendosur ne rrethrrotullimin e Plepave, prane rajonit te policise rrugore dhe Shtepise se Pushimit te Ministrise se Brendshme, ku jane hequr 15 kioska qe ofronin sherbime te ndryshme.

Edhe ne Durres, ky vit elektoral eshte shfrytezuar nga shume subjekte, perfshire dhe familjare per te ndertuar godina te reja dhe shtesa objektesh, duke shtuar kaosin urbanistik dhe zaptuar hapesirat e perbashketa publike.

Ndertimoret deklarojne se po verifikojne ligjshmerine e te gjitha ndertimeve per te planifikuar nderhyrjet ne vazhdim, ndersa te premten, aksioni do te ndalet poshte mbikalimit te Ures se Dajlanit dhe ne hyrje te rruges se plazhit, ku do te prishen dy komplekset “Cameria” dhe “Kamelia”.

Top Channel