Krahas ndërtimit të kolektorit kryesor të ujërave të zeza nga Përroi i
Agait deri në impiantin e trajtimit të tyre në Shenavlash, ka nisur puna
dhe për rrjetin dytësor në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Ngjeshja e reres dhe punimet e nisura i kane bere mjaft te dukshme pusetat qe ngrihen mbi brezin e reres, duke krijuar shqetesim te mjaft persona per ndikimin ne mjedis te ketij investimi qe synon te shmange ndotjen detare.

Po, ne shoqerine e Ujesjelles-Kanalizimeve Durres, perfituese e projektit, thone se pusetat jane hermetike dhe tubat e perdorur nuk lejojne filtrimin ne rere te ujerave te zeza. E favorizuar edhe nga kushtet e mira atmosferike, firma nenkontraktuese po punon per te mbyllur ne kohe projektin e financuar nga granti 9,8 milionë euro i Komunitetit Europian permes programit IPA.

Projekti qe nisi ne vitin 2009 dhe duhet te mbaroje ne fund te ketij viti, eshte perdorur gjate ketyre viteve per te prere shirita elektorale dhe deklaruar dhenien fund te ndotjes detare, nderkohe qe ujerat e zeza vijojne te ndosin Adriatikun. Edhe ne zonen e Golemit situata eshte e njejte dhe pritet mbyllja e investimit per kolektorin kryesor dhe lidhjen e tij me impiantin e Kavajes, edhe ky financim i Komunitetit Europian, ndersa vijon puna per rritjen e kapaciteteve perpunuese te impiantit.

Pertej premtimeve, vetem perfundimi i sistemit te kanalizimeve dhe lidhja e çdo godine hotelerie, banimi e sherbimi ne plazhin e Durresit, Shkembit te Kavajes dhe Golemit me sistemet e kanalizimeve do t’i jepnin fund perdorimit te gropave septike dhe derdhjeve abuzive te ujerave te zeza ne det, duke mundesuar nje sezon turistik larg problemeve shendetesore dhe mjedisore per pushuesit e shumte qe frekuentojne plazhet masive ne kete pjese te Adriatikut.

Top Channel