Mikrokredi për të vetëpunësuarit

29/10/2013 00:00

Gjatë një vizite në shkollën profesionale austriake “Peter Mahringer” në
Shkodër, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj është
shprehur se nxitja drejt arsimimit, ku fitohet nje zanat eshte prioritet
dhe per te motivuar arsimin profesional po mendohet qe  te jepen
mikrokredi per nxenes qe pas kryrjes se shkolles duan të vetëpunësohen
ne profesionin për të cilin janë arsimuar.

“Një nga propozimet tona është që atë fondin e nxitjes së punësimit ta përdorin edhe për mikrokredi për të rinjtë. Mund të ketë shumë të rinj sot që kanë një ide brilante, por vetëm për faktin që sot nuk kanë një pronë në emrin e tyre, praktikisht ju shkon ideja dëm, se e kanë të pamundur që të aksesojnë kredinë”, tha Veliaj.

Ministri Veliaj ka zhvilluar bashkëbisedime me nxenesit e kesaj shkolle duke u njohur nga afer me interesin e te rinjve drejt arsimimit profesional.

Top Channel