Berat, personat më aftësi të kufizuar, pa paga

29/10/2013 00:00

Personat me aftësi të kufizuar në qytetin e Beratit prej dy muajsh nuk
marrin pagesën, ndërsa në fshatrat e këtij qarku kanë mbi 4 muaj pa i
marrë ato.

Petrit Mucogllava, kryetari i Shoqatës së Paraplegjikëve bënë me dije se ka marrë kontakte me prefektin e Beratit dhe kryetarin e Bashkisë, por ende nuk ka një përgjigje pozitive për pagesat e invaliditetit. Kjo kategori njerezish nuk ka asnje mundesi tjeter jetese perveç pageses se invaliditetit.

Të irrituar ata shprehen se do të nisin protestat ne rast se nuk do te marrin pagesat.

Në të gjithë qarkun e Beratit numërohen 1.400 invalide pune, 540 të verbër dhe 200 paraplegjik, ndërkohë që vetëm në qytetin e Beratit numërohen 980 perona që janë nën kujdesin e familjarëve të tyre.

Top Channel