Ura  e vjetër mbi lumin Buna në rrethin e Shkodrës, një urë shekullore 124-vjecare po rrezikon shembjen pasi cdo ditë elementet prej hekuri të kësaj ure po vidhen për skrap.

Në një kohë kur ura po shkon drejt degradimit asnjë institucion nuk merr masa për të ndaluar këtë krim që po i bëhet arkitekturës dhe një vepre arti sic është Ura e Bunës.

Pas ndërtimit të urës së re mbi lumin Buna, po shihet një indiferencë në mirëmbatjen e urës së vjetër të Bunës një urë kjo që mbart në këmbët e saj historinë  dhe qytetërimin e një qyteti si Shkodra.

Dita-ditës kjo vepër arti po amortizohet aq shumë sa tashmë ka nisur cmontimi i saj nga shitesit e skrapit. Kjo urë ndodhet në ditët më të vështira të saj. Banorët e Shkodrës shprehen se kjo situatë është e pafalshme dhe përgjegjëse janë institucionet.

Pavarësisht kësaj situatë askush nuk merr përgjegjësinë për të mbrojtur urën e vjetër të Bunës, e cila  tashmë me ritmet e prishjes po rrezikon shembjen.

Ura e vjetër mbi lumin Buna është ndërtuar 124 vite më parë me fondet e qeverisë turke dhe projektuar nga inxhinier turk. Kjo urë përvec zhvillimit të zonës pati si mision dhe mbrojtjen e Shkodrës nga pushtimi malazez.

Këtë urë nuk  arriti ta dëmtojë apo ta shembë asnjë pushtues i huaj, por atë që nuk arriten ta bënin pushtuesit duket se po ia arrijnë shitësit e skrapit në Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA