Shkodër, asgjesohet drogë

09/09/2013 00:00

Policia e Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë asgjësuar 1536 rrënjë kanabis sativa  në zonat e thella malore të Pukës dhe Dukagjinit  si dhe kanë ndaluar kryeplakun e fshatit Berishë e Epërme nën akuzën e moskallëzimit.

Konkretisht  në fshatin Lekaj’ dhe Abat të komunës Shalë në Dukagjin, pas informacioneve të marra në rrugë operative janë gjetur dhe asgjësuar në një terren malor të pyllëzuar nëntë  parcela me 1200 rrënjë kanabis sativa, ndërkohë që policia ka nisur hetimet në lidhje me identifikimin e  pronarëve të parcelave.

Edhe në fshatin Berishë e Epërme të Komunës Iballë në Pukë  janë gjetur dhe  asgjësuar nga policia  tre parcela me 336 rrënjë kanabis sativa si dhe është ndaluar dhe po ndiqet në  gjendje të lirë  kryeplaku i fshatit Berishë e Epërme, Pjeter Doda, 44 vjeç  nën akuzën e moskallëzimit të krimit.

Top Channel