Basha reagon për akuzat e Patozit

26/07/2013 00:00

Duke folur për herë të parë, pas kritikave të dy prej figurave kryesore
të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi dhe Astrit Patozi, për procesin e
zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike, Lulzim Basha u
tregua tolerant me çdo mendim ndryshe.

Zoti Basha nuk hyri ne detaje te kritikave, kur u pyet per deklaratat e Astrit Patozit ne “Top Story”, por u kerkoi demokrateve te cdo niveli perfaqesimi te respektojne vendimin e qarte te anetaresise, ta kuptojne ate dhe te angazhohen te gjithe bashke ne nje perballje te forte opozitare.  

“Në Partinë Demokratike, çdokush thotë atë që mendon apo atë që do të thotë. Kjo vlen për anëtarët e thjeshtë të PD, vlen për drejtues, vlen për këdo. Ne jemi dhe mbetemi parti e njerëzve të lirë dhe lirisë së shprehjes së mendimit në çdo kohë dhe për çdo çështje. Për çështjen në fjalë, mbi 41 mijë anëtarë të PD janë shprehur qartë dhe duke dëgjuar vullnetin e tyre, zërin e tyre, është detyra ime por edhe e gjithkujt prej nesh të angazhohemi maksimalisht për një përballje të fortë, të vendosur e të pandarë, me sfidat që na presin dhe kthimin e këtyre sfidave në mundësi për PD dhe nëpërmjet PD, për shpresat dhe aspiratat e çdo qytetari shqiptar ndaj mazhorancës problematike të mashtrimit të 23 qershorit”, tha Basha.

Zoti Basha i beri keto komente pas inaugurimit te rruges qe mban emrin e njerit prej themeluesve te Partise Demokratike, Gramoz Pashko. Duke vene ne dukje se rindertimi teresor i kesaj rruge eshte nje tjeter premtim i mbajtur prej tij, si kryetar i bashkise se Tiranes per transformin e kryqytetit, zoti Basha kundershtoi ashper projektin e shpallur te Kryeministrit te ardhshem Edi Rama per menaxhimin e INSTAT-it nga nje institucion homolog europian.

“Nuk kemi të bëjmë vetëm me qëndrim me dy standarde por kemi të bëjmë me një projekt të rrezikshëm anti-shtet, me qëllim për të manipuluar të vërtetën dhe fshehjen e dështimeve të pritshme dhe mosmbajtjen e premtimeve piramidale të 23 qershorit. Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të çdo institucioni, dhe në çdo rast do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të së vërtetës dhe nxjerrjen e saj para shqiptarëve ashtu siç është, demaskimin e çdo përpjekjeje për ta manipuluar atë akoma pa u instaluar në pushtet, si një përpjekje për të manipuluar vetë kontratën e 23 qershorit që po faktohet dita ditës si një kontratë mashtrimi, karshi qytetarëve shqiptarë”, tha Basha.

Top Channel