Pas suksesit ne spektaklin “The Voice of Albania”, tashmë është radha e finalistëve të “The Voice Kids” për të shpallur fituesin.
6 konkurentët e mbetur do të përballen këtë të premte me sfidën finale, duke bërë që mbrëmja e 24 majit të jetë e paharrueshme për Uendin, Riselden, Elisen, Elonen, Riten dhe Duan.
Vajzat kane nisur provat intensive për të siguruar një performace maksimale, pasi konkurenca eshte shume e fortë.
Edhe pse ne fillim te spektaklit prurjet ishin te mira, paneli i tre trajnereve te kryesuar nga Alma Bektashi, Elton Deda dhe Altin Goci perzgjodhen me profesionalizem 6 zerat me premtues.
Formati qe mban firmen e “Talpa International Productions” bazohet vetem tek “zeri” i konkurrentit, gje qe e ben te dallohet nga formatet e tjera ne bote.
Mosha e lejuar ne aplikim ishte nga 6-14 vjeç, ndersa audicionet jane zhvilluar ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi dhe Maqedoni.
Nga 1200 konkurues, vetëm 110 mundën të kalonin në audicionet e fshehta.
Rrugëtimi më pas vazhdoi deri në eliminimin e konkurenteve për të mbërritur në fazen finale të së premtes.
Gjate “talent-show”, tre ishin etapat kryesore te spektaklit: Audicionet e fshehura. Ishin element qe e bene kete lloj formati unik ne llojin e vet. Sikurse ne formatit e “The Voice of Albania”, u quajten te tilla sepse u bazuan vetem ne zerin e konkurrentëve. Trajneret nuk pane asnje nga femijet, por degjuan vetem zerat e tyre, e gjithe kjo per te mos ndikuar ne gjykim.
Betejat ishin nje tjeter faze e rendesishme. Gjate raundeve te betejave, konkurrentet u vune perballë njeri-tjetrit dy e nga dy, duke kenduar te njejten kenge perpara nje publiku ne studio.
Sfidat Live. Pas perfundimit te sfidave, mbeten vetem konkurrentet me te forte te çdo trajneri per te vazhduar me interpretimet live ne skene. Gjithçka eshte gati per mbremjen finale… Fituesit do t’i jepet nje çmim special, ndersa per te gjithe femijet do te kete surpriza dhe dhurata.
Gjashtë finalistët e “The Voice Kids”
Spektakli i se premtes do te kete protagoniste 6 vajza, por cilat jane finalistet e “The voice kids”?
Uendi Mancaku eshte nje 11 vjecare nga Tirana. Asaj i pelqejne audicionet sepse mendon qe mund te tregoje me mire aftesite, i pelqen te kendoje live per t’u diferencuar nga kengetaret e tjere. Talentin vajzes e vune re per here te pare prinderit, ndersa pohon se aftesine per kengen i ka te trashenguar nga babai qe eshte kantautor i njohur. Muzika rock futet tek shijet muzikore te vazjes, e cila studion per piano ne shkollen e muzikes Jordan Misja. Ajo nuk ka frike nga skena, pasi rritur ne te. Ka gjetur stilin personal dhe si nje rock-girl shkon ne back stage qe ta zoteroje.
Riselda Zhegu eshte 10 vjec nga Tirana. Ajo eshte vajze e shkathet dhe per veten mendon se eshte “tip-çuni”. Talentin ja pikasi babai qe eshte gjithashtu muzikant qe edhe pse jo i famshem, Riselda pohon se eshte i famshem per te.Babai eshte nje nga mbeshtetesit e talentit te vajzes dhe njekohesisht nxitesi kryesor i talentit te saj. Ky nuk eshte konkurimi i pare i Riseldes. Ajo ka marre pjese ne konkurse te tjera muzike ku eshte dalluar.
Elisa Kumrija eshte konkurentja me e madhe ne moshe.13-vjecarja nga Tirana thote se muzika eshte shoqeruesja e saj me te ne cdo moment te jetes. Vajza degjon muzike madje kur meson apo ben detyrat, ndersa rrefen se shoqeria ja ka perkrahur talentin. Gjate kohes se lire Elisa kendon me motrat qe gjithashtu jane kengetare. Rrymat e preferuar per te jane “Pop”, “RnB” dhe “Black”, ndersa kengetarja e saj e preferuar eshte Amy Winehouse.
Elona Sejdiaj eshte konkurentja 12 vjecare nga Fushe-Kosova, te ciles i pelqen shume flauti, kitara dhe fyelli. Kengetaret e preferuar per te jane Justin Biber, Beyonce, Rihanna, ndersa nga shqipetaret ikone per vajzen eshte Nexhmije Pagarusha. Shpesh here preferon te kendoje kenge soprano apo te lehta ndersa nuk e fsheh se nje dite deshiron te behet si Inva Mula.
Rita Thaçi, 12-vjecarja nga Prishtina, nuk humbet kohe gjate gjithe dites per te kenduar. Sapo i krijohet mundesia, kendon te shtepi, makine apo shkolle. Ne rrugen e muzikes, me shume e mbeshtet familja dhe shoqeria teksa pohon se pika e saj e forte qe e inkurajon per kengen, eshte mami.
Dua Kamberi, 13 vjecarja nga Mitrovica, eshte finalisja e fundit e “The Voice Kids”. Vajza qe i bie pianos, aplikoi ne audicion qe talenti i saj te vleresohet nga nje juri profesionite. Ajo eshte ne shkolle muzike dhe ka pasion matematiken. Ky nuk eshte konkurimi i pare per te Duan, por eshte me i rendesishmi per te treguar se ia del nese vertet e do dicka.
Top Channel