Gjirokastër, arrestohet shtetasi me 10 kg marijuanë

17/05/2013 08:20

Policia kufitare në Gjirokastër arrestoi një shtetas, pasi në automjetin në të cilin ai udhëtonte u zbulua një sasi prej 10 kilogramësh marijuanë.

Burime policore informuan mengjesin e se premtes se u ndalua në flagrancë shtetasi Odhise Papadhouli, i cili po udhëtonte i vetëm.

Droga ishte fshehur në gomën rezervë të makinës.

Papadhouli synonte që të kalonte këtë sasi lënde narkotike në Greqi. Ai e kishte blerë drogën në fshatin Lazarat.

Ky është zbulimi i radhës që bëhet nga policia e Gjirokastrës, e cila në fillim të muajit ndaloi dy shtetas në zotërim të 65 kilogramëve marijuanë.

Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë, ishte policia kufitare e Durrësit ajo që zbuloi një sasi “rekord” marijuane, plot 458 kilogramë, të fshehur në një kamion frigorifer që po përpiqej të imbarkohej për në Itali.

Top Channel