Gjirokastër, trafikonte hashah, arrestohet greku

16/05/2013 00:00

Policia e Gjirokastrës arrestoi një 73-vjeçar, shtetas grek i cili u kap me 28 kilogram drogë.

Burimet policore nga rrethi jugor deklaruan se i arrestuari është identifikuar si shtetasi grek Kristos Dzukanatos, 73 vjeç banues në Athinë.

Në shasinë e automjetit të tij, poshtë sediljeve u gjet e fshehur lënda narkotike e llojit kanabis sativa. Mësohet se 73-vjeçari grek kishte blerë lëndën narkotike në qytetin e Fierit dhe do ta transportonte atë për në Athinë.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimit e personave të tjerë pjesë e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Top Channel