Caktohet kalendari trejavor i Kuvendit

20/11/2012 00:00

Konferenca e Kryetareve të grupeve parlamentare vendosi me konsensus
miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit për tre javët e ardhshme.

Te gjitha palet rane dakord që prioritet në axhendën e Komisioneve Parlamentare të ketë shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2013, sapo ai të mbërrijë në Kuvend. Por sipas njoftimit nga Kuvendi, mazhoranca dhe opozita nuk kane gjetur konsensus per nje propozim te Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli.

Duke përsëritur edhe njëherë ftesën ndaj deputetëve të opozitës për miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga Komisioni Europian për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian, zonja Topalli kërkoi përfshirjen në kalendar te nje seancë të posaçme jashtë radhe për miratimin e tre ligjeve të kërkuara. Sipas njoftimit te Kuvendit anëtarët socialistë të Konferencës së Kryetarëve nuk e pranuan kete propozim. Njoftimi i Kuvendit ben te ditur se, pavaresisht ketij qendrimi te opozites, tre projektligjet që jane kusht i Brukselit per marrjen e statusit kandidat, do te vazhdojnë të jenë pjesë e Kalendarit të Punimeve të Parlamentit.

Top Channel