Nishani: Ka edhe juristë të ndershëm

14/11/2012 00:00

Në 15-vjetorin e hapjes së Shkollës së Magjistraturës, Presidenti Bujar
Nishani kërkoi forcim të besimit tek drejtësia jo vetëm nga qytetarët,
por edhe nga vetë pjesëtarët e saj. Duke dhënë mesazhin e promovimit të
vlerave pozitive dhe të njerëzve me integritet të lartë moral dhe
profesional, Presidenti Nishani theksoi se kjo është e vetmja mënyrë për
të kthyer besimin edhe tek vetë gjyqtarët.

“Kjo është përgjegjësi në radhë të parë e institucioneve të vendit tonë, e KLD-së, e presidentit por edhe drejtuesve te tjere brenda sistemit te drejtesise, siç jane kryetaret e gjykates por edhe shoqëria civile, si nje mekanizem e ushtrimit te presionit pozitiv ndaj te gjitha institucioneve te tjera qe te adresohen drejt standardeve e kritereve per te kthyer gjithe kete besim tek gjyqtaret tane per sistemin e tyre. Kjo eshte vetmja menyre per te kthyer shembullin pozitiv”, tha Nishani.

Ne fjalen e tij, Presidenti shtoi se gjenerata e re ne Shkollen e Magjistratures eshte nje kontribut ne luften ndaj korrupsionit.

“Sistemi ynë i drejtësisë, në tërësinë e tij ka njerez me nivel të lartë integriteti te larte profesional dhe moral, por shembullin e ben negativi.Procedurat tona duhet të adresohen te konsolidimi i shembullit pozitiv”, theksoi Nishani.

Në takim ishin te pranishem edhe ambasadori amerikan Alexander Arvizu, ambasadori i BE-së Ettore Sequi dhe ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, të cilët e vendosën theksin ne fjalen e tyre tek bindja ndaj ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut dhe barazia gjinore.

Top Channel