Kryeministri Sali Berisha përuroi përfundimin e rikonstruksionit të godinës së Universitetit Politeknik në Tiranë.

Në fjalën e rastit, kryeministri vlerësoi se investimi prej 75 milionë lekësh për këtë rikonstruksion ishte i domosdoshëm dhe shprehu nevojën e zhvillimit të hapave të tjera në kërkimin shkencor.

“Ndoqa me interes Institutin e Gjeo-Shkencës, me shumë rëndësi për përballimin e emergjencave dhe për monitorimin e kaskadave”, tha kryeministri Berisha.

Në përurim morën pjesë edhe drejtues të Universitetit Politeknik, profesorë e student të degëve të ndryshme të këtij universiteti.

Top Channel