Itali, arrestohet shqiptari me kokainë

15/09/2012 02:30

Është arrestuar në Groseto të Italisë me 90 gr kokainë, 26-vjecari shqiptar, Arbër Shehu.

Nga policia italiane 26-vjecarit Shehu, një emigrant i paligjshëm nga burimet paraprake, iu sekuestrua edhe një peshore.

Sipas policisë droga e sekuestruar vlen në treg rreth 10 mijë euro.

Ndërkohë që sipas mediave lokale, Arbër Shehu, njihej me emrin Visi.

Top Channel