Shkodër, eksploziv për hakmarrje

23/07/2012 00:00

Qyteti i Shkodrës është tronditur të dielën në mbrëmje nga një shpërthim eksplozivi.

Ngjarja ne fjale ka ndodhur ne lagjen Sarreq rreth mesnates dhe lenda plasese eshte vendosur ne nje automjet tip Audi prone e shtetasit me iniciale S.Q, i cili kishte parkuar automjetin prane shtepise.

Shperthimi ka qene i fuqishem dhe eshte degjuar ne gjithe qytetit, policia ka nisur hetimet per ngjarjen.
Dyshohet se ngjarja te kete motive hakmarrje per ndonje konflikt te mundshem. Brenda nje muaji ne Shkoder jane shenuar dy raste te vendosjes se eksplozivit ne banesa dhe prona ne shenje hakmarrje.

Zjarre në pyjet e Shkodrës

Dhjetëra hektarë me pyje jane perfshire nga flaket ne Shkoder dhe Malësi te Madhe. Prej disa ditesh disa vatra zjarri kane perfshire Malin Kolaj ne Velipoje dhe malin e Velecikut ne Razem.

Zjarri ne keto zona  te thella malore eshte perhapur ne nje territor prej disa kilometrash, duke e bere teper te veshtire punen e policis pyjore per te vene flaket nen kontroll.

Si ne Malin Kolaj ashtu dhe ne malin e Velecikut zjarret jane vene qellimisht per hapje kullotash nga banore te zones. Vatrat e zjarrit vazhdojne te jene aktive te ndihmuara nga temepraturat e larta dhe era. Demi i shkaktuar llogaritet ne miliona leke pasi jane demtuar kurora te tera me brez ahu dhe pishe.

Top Channel