Kakavijë, kapen 4 kg drogë, dy në pranga

20/07/2012 00:00

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes nga policia në piken e
kalimit kufitar ne Kakavije. Ata u ndaluan sepse ne mjetin me te cilin
udhetonin ne drejtim te Greqise kishin fshehur nje sasi hashashi.

Te ndaluarit jane Sabjo Dulla, i datëlindjes 1986, lindur dhe banues në Fier emigrant në Itali dhe Edmond Shehaj  i datëlindjes 1978, lindur në Fier dhe banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në automjetin tip Audi me targa italiane që drejtohej nga shtetasi Sabjol Dulla rezultoi se ne trupin e makines ishin fshehur 9 pako me lende narkotike gjithsej 4 kilogramë. Droga kishte destinacion perfundimtar, Italine.

Top Channel