Berat, nis asgjësimi i predhave të luftës

13/07/2012 23:30

Pasi është bërë prezent disa herë nga emisioni “Fiks Fare”,  më në fund gjen zgjidhje problemi i municioneve në komunën e Otllakut në qarkun e Beratit.

Rrezikshmëria e prezencës së shumë municioneve të mbetura që prej Luftës së Dytë Botërore sollën edhe ndërhyrjen e Qëndrës së Asgjësimit të Municioneve.

Alarmi erdhi pak kohë më parë nga banorët e fshatit Otllak, të cilët u ndeshen me këto predha duke punuar në tokat e tyre.

Shqetësimi u bë dhe më i madh në kushtet kur banorët po bënin grumbullimin e tyre me qëllim tregëtimin për skrap.

Komandanti i kësaj qëndre Major Luan Shaba, në një prononcim për median u shpreh se prezenca e predhave është mjaft e rrezikshme për banorët e zonës.

Sipas tij puna nisi me pastrimin e sipërfaqes mbi tokë ku një sasi predhash me diagore janë hequr dhe më pas do të asgjësohen.

Ndërkohë që në ditët në vijim ky aksion do të vijoje nën tokë me qëllim që të shmanget gjithë rreziku për banorët e zonës.

Top Channel