Dy në pranga për pastrim parash

25/06/2012 00:00

Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Bernard Çaushaj, gjatë një komunikimi për mediat, njoftoi se gjatë një operacioni të koduar “Çezar 1”, u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan pasuri të patundshme me një vlere prej 4 milionë eurosh.

Shpetim Kadana, 35 vjeç dhe Vasil Bajraktari, 44 vjeç, u arrestuan nën akuzen e pastrimit të produkteve të veprës penale. Dy të akuzuarve iu sekuestruan dy hotele luksoze, ambiente biznesi, apartamente banimi si dhe sipërfaqe toke.

Sipas të dhënave, Shpëtim Kadana ka qenë anëtar i një organizate kriminale, e cila merrej me trafikun e kokainës dhe heroinës, e cila vepronte në Romë, duke trafikuar kokainen nga Hollanda dhe Belgjika në drejtim të Italise dhe Greqisë.

Kadana, në momentin e arrestimit tre vjet më parë në Romë, iu sekuestruan rreth 20 kilogramë kokaine, tre pistoleta të vjedhura dhe municione te tjera.

Ndërsa ndaj Vasil Bajraktarit ka patur një dënim me tetë vjet burgim për veprën penale te “Shfrytzimit të prostitucionit në rrethana rënduese” nga gjykata e Torinos.

Top Channel