Aksident në Tiranë-Rinas, një viktimë

07/06/2012 21:55

Një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë gjatë mbrëmjes nga përplasja e dy mjeteve.

Aksidenti ndodhi në rrugën e re që të çon në Aeroportin e Rinasit. Sipas policisë, nje makine Corvette me targa amerikane dhe një automjet i tipit Benz që udhetonin me shpejtësi u përplasën.

Policia tha se viktima është drejtuesi i Benzit, ndërsa i plagosuri është në gjendje të rëndë në reanimacionin e Spitalit Ushtarak.

Nga ky aksident pati bllokim të trafikut, pasi në vendgjarje shkuan edhe forcat zjarrfikëse. Policia ndërkaq nisi hetimet, ku mësohet paraprakisht se shkaku mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Top Channel