Kule: Akreditimi i Universiteve, jo nga Qeveria

11/05/2012 00:00

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule nuk ka pranuar të
komentojë mbi atë që është quajtur skandali i shitjes së diplomave në
Universitetin Kristal, pa përfunduar më parë hetimi i prokurorisë.

Por zoti Kule ka theksuar se eshte shume i rendesishem akreditimi i universiteteve private, nga nje institucion i pavarur dhe jo nga Agjencia e Akreditimit.

“Procesi i akreditimit, e kemi theksuar është një domosdoshmëri nuk mund të komentohet dhe gjykohet, procesi i akreditimit për universitett publike, pra shpesh ka komente që përse nuk akreditohen edhe ata. Ky është një sofizëm, sepse gjithë procedurat e miratimit të kuotave, të programeve, i kanë kaluar nëpër këto institucione. Per akreditimin e universiteteve, domosdoshmërisht në vende si Shqipëria, eshtë nevoja e një Agjencie të pavarur”, tha Kule.

Dhori Kule  ka kundershtuar hapur te marre pjese ne sistemin e rankimit te kryer nga Ministria e Arsimit, pa u kryer me pare akreditimi i universiteteve private. Ne vendin tone, operojne rreth 45 universitete private, nje pjese e madhe e te cilave funksionojne edhe pse pjesen me te madhe te programeve e kane te paakredituar. Sipas te dhenave zyrtare mesohet se ne krye te keshillit te akreditimit ne agjencine e publike te akreditimit, eshte keshilltari aktual i kryeministrit Sali Berisha, Bardhyl Musai, i cili vendos per hapjen e universiteteve private ne vendin tone.

Rektori i Univeristetit të Tiranës i beri keto deklarata gjate nje takimi me homologun e tij, ne Selanik, i cili per here te pare ka pranuar, se do te hapet nje kurs i gjuhes shqipe, per studentet shqiptare qe ndjekin Universitetin e Aristotelit.

Top Channel