7 maji është dita botërore e fjalëkalimit. E në fakt, kushdo që ndërron fjalëkalimin sapo lexon një lajm mbi vjedhjen e të dhënave personale nga smartphone, kompjuteri etj., kjo ditë botërore i kujton ta bëjnë këtë.

Shoqëritë e informatikës shumëfishojnë apelin e tyre për një vëmendje më të madhe ndaj fjalëkalimeve dhe pse tregu falë sensorëve biometrikë gjithnjë e më të avancuar, do të dërgojë në pension konceptin e vetë “fjalës kyçe”.

Dembelizmi i përdoruesve ndaj burimit të sigurisë në internet është vënë re prej kohësh. Sipas Splashdatya, vitin e kaluar fjalëkalimi më i përdorur ka qenë kombinimi ‘123456’ e ndjekur nga ‘12345’, dhe i treti ‘qwerty’.

Përdoruesit e internetit preferojnë lehtësinë, ndërsa hakerët i falenderojnë, pasi shpesh përdorin një fjalëkalim të njëjtë për të hyrë në platformat online.

Prej vitesh riprodhohen aplikacione për të shpëtuar fjalëkalimet, që ndonjëherë dhe vetë këto aplikacione kanë nevojë për një fjalëkalim. Nga ana tjetër është bërë realitet falë sensorëve biometrikë gjithnjë e më të avancuar dhe integruar në pajisjet me përdorim të përditshëm.

Ky është si rasti i sensorëve të gjurmëve dixhitale që përdoren për të zhbllokuar smartphone-t e brezit të fundit, por në horizont ka dhe projekte edhe më ambiciozë.

Nga Yahoo!Labs, që punojnë për një teknologji që do të njohë veshët dhe grushtet e dorës, tek PalmSecure që po studion njohjen biometrike të venave nëpërmjet rrezeve infra të kuqe, tatuazhi i Motorolës dhe pilula që gëlltitet e PayPal.

Top Channel