Aksident në Lushnje, humb jetën turistja greke

13/04/2012 00:00

Një shtetase greke ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e së premtes në autostradën Lushnje-Fier.

Aksidenti ndodhi pranë fshatit Pirre kur një grup prej 12 motoçiklistësh grekë po udhëtonin nga Fieri në drejtim të Lushnjes.

Viktima është identifikuar si Maria Eleni Agapoulo, 37 vjeç. Ajo humbi jetën si pasojë e përplasjes së motorrit me trafik-ndarësen. Shkaku i përplasjes ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e motoçiklistes. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe shtetësja greke ka humbur jetën menjëherë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se shkak i aksidentit ka qenë lagështia e rrugës.

Top Channel