Tiranë, gjykata burg me afat Ferhatit

12/04/2012 00:00

Gjykata e Tiranës vendosi të enjten masën e sigurisë burg me afat 40-ditor për Ergys Ferhatin i arrestuar pak ditë më parë për llogari të drejtësisë italiane.

Ferhati kërkohet nga autoritetet italiane pasi ndaj tij, gjykatat italiane kanë dhënë një vendim prej 20 vitesh burgim.

Gjykata e Tiranës në vendimin e saj u ka dhënë 40 ditë kohë autoriteteve italiane dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tij në Itali.

Ferhati, sipas të dhënave të Interpol Tirana, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane i dënuar me 20 vjet heqje lirie për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, shfrytëzim prostitucioni dhe pastrim parash.

Top Channel