Krimet e Gushit, hetim personalitetit të vrasësit

04/04/2012 00:00

Prokuroria e Tiranës përveç hetimeve që po kryhen ndaj krimeve të shumta
për të cilat akuzohet vrasësi gjakftohtë Viktor Gushi është e vendosur
të shkojë përtej këtyre ngjarjeve për të zbuluar psikologjinë e këtij
njeriu dhe personalitetin e tij.

Burime prane organit te akzues jane shprehur se ekzaminimi psikik, nuk ka te beje mbi pergjegjshmerine  e Gushit per krimet e kryera, por do te sherbeje me shume per te kuptuar personalitetin e ketij njeriu, i cili per cdo rast te krimeve qe ka kryer i ka qendruar strikt parashikimeve te tij, duke respektuar kohen qe kishte planifikuar per grabitje dhe ajo qe eshte me e rende goditjen e personave qe e kundershtonin apo perpiqeshin ta vononin gjate grabitjes.

Rezultatet e ketij lloj hetimi do te sherbejne me shume si precedente per parandalimin apo zbulimin e rasteve te tjera qe mund te ndodhin ne te ardhmen.

Sakaq publikimi i videos nga ana e policisë ne momentin e pare te arrestimit te Gushit, ku ky i fundit pranonte dhe shpjegonte dhjetra grabitje qe kishte kryer ka eleminuar paraqitjen per njohje te Gushit me personat qe ka grabitur dhe ne keto kushte prokuroria ka rihapur te gjitha dosjet per te cilat Gushi dyshohet si autor per te krahasuar dhe verifikuar fakte te tjera.  

Top Channel