Kontrollet, problem aksidentet dhe sëmundjet

04/04/2012 00:00

Në Shqipëri vijojnë të raportohen shifra të larta të aksidenteve në punë me pasojë vdekjen kryesisht në sektorin e minierës.

Sipas një raporti vjetor për vitin 2011 të Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhënë në Komisionin Kuvendor të Shëndetësisë, Punës e Çështjeve Sociale, 21 për qind e aksidenteve janë regjistruar në ndërmarrjet e prodhimit, më pas vijnë sektorët e minierës e ndërtimit.

Referuar shifrave, miniera e Bulqizës rezulton të jetë e para me numrin më të lartë të punëtorëve të vdekur, si pasojë e aksidenteve në vendin e punës.
 
Nga kontrollet e inspektorëve të punës në ndërmarrje e kompani biznesesh ka rezultuar se 280 fëmijë të moshës 16-18 vjec punojnë në kundërshtim me kodin e punës. Nga analizat e kryera, rreth 1890 punëtorë janë prekur nga sëmundjet profesionale si pasojë e prekjes nga substancat e rrezikshme me të cilat punojnë.

Deputetët e opozitës kanë ngritur shqetësimin në lidhje me mjekimin e punëtorëve të sëmurë nga sëmundjet profesionale pasi sipas tyre nuk ekziston më një pavion specifik për trajtimin e sëmundjeve profesionale.

Top Channel