Dita e Ndërkombëtare e Nefrologjisë

08/03/2012 00:00

Jane me dhjetra persona që presin t’u dhurohet një veshkë, transplanti i së cilës kryhet prej pak kohësh edhe në vendin tonë.

Por numri i dhurimeve është shumë i ulët, dhe pritja zgjat pa fund. Në Ditën Ndërkombëtare të Nefrologjisë, mjekët bëjnë thirrje që shqiptarët të jenë më altruistë.

“Janë afër 200 veta, po shkojnë rreth 200 veta që janë transplantuar. Me rritjen e numrit të transplanteve kam përshtypjen sikur ka rënë dëshira ose gatishmëria edhe e familjarëve për të dhënë një veshkë. Kështu që mesazhi do të ishte që dhuroni një veshkë, sepse duke dhuruar një veshkë ju dhuroni një jetë!”, thotë doktor Myftar Barbullushi.

Doktor Myftar Barbullushi na tregon se si një mjek nga Holanda, i cili luftonte për pacientët e tij arriti të zbulojë veshkën artificiale e cila shpëtoi miliona jetë më pas.

“Mori lëkurën e salçiçes, sepse ajo është e bërë nga zorrët e bagëtive, futi pak gjak nga i sëmuri i cili kishte veshka të prishura dhe veshka e tij nuk e pastronte nga substancat helmuese. Këtë qese e futi në një e futi në një enë me ujë dhe kripë dhe pa që pas 10 minutash që të tëra helmet kishin kaluar në enën me kripë. Më pas gjeniu mori një membranë celofani, më pas kupofani dhe nëpërmjet një aparati të vogël arriti të shpikë veshkën artificiale që sot u shërben miliona njerëzve në botë dhe që në Shqipëri njihet me emrin dializa”, shprehet doktor Barbullushi.

Dhurimi i organeve është një akt i madh dashurie për jetën. Doktor Barbullushi kujton shprehjen e një nëne, që kishte dhuruar zemrën e së bijës pas vdjekes së saj.

“Ditën e fundit pasi të dilte nga spitali, e ëma shkoi në spital vuri veshin tek gjoksi i pacientit dhe i tha: të lutem më ler të dëgjoj pak zemrën e vajzës time”, tregon doktori Myftar Barbullushi.

Top Channel